• e shtunë, 23 nëntor 2024

Makron: Nuk do të jap dorëheqje pa dallim të rezultatit të zgjedhjeve franceze

Makron: Nuk do të jap dorëheqje pa dallim të rezultatit të zgjedhjeve franceze

Bruksel, 11 qershor 2024 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron sot deklaroi se nuk do të japë dorëheqje pa dallim të epilogut të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Francë.

Makron, i cili paralajmëroi shpallje të zgjedhjeve parlamentare pas disfatës së rëndë të partisë së tij "Rilindja" në zgjedhjet për Parlamentin evropian në Francë dhe fitoren e partisë ekstreme djathtiste Kuvendi nacional, tha se "nuk është Kuvendi nacional ai i cili e shkruan Kushtetutën".

"Institucionet janë të qarta, si dhe vendi i presidentit pa dallim të rezultateve", tha Makron për Figaron franceze, transmeton Politiko.

Presidenti francez të dielën në mbrëmje, menjëherë pas marrjes së rezultatetev fillestare nga zgjedhjet për PE, e shpërndau parlamentin francez dhe paralajmëroi zgjedhje parlamentare për më 30 qershor dhe 7 korrik.

Grupi "Ripërtërije Evropën", të cilit i takon edhe partia "Rilindja" e Makronit, pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet për PE, si dhe grupi që i bashkon partitë e gjelbra.

Nga ana tjetër, grupet të cilat i bashkojnë partitë esktreme djathtiste dhe djathtiste, mes të cilave "Identiteti dhe demokracia", fytyrë mbrojtëse e të cilave është Kuvendi nacional i Marin Le Pen, e rritën numrin e mandateve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR