• e premte, 27 dhjetor 2024

Makron mbërrin në Izrael - pritet të bëjë thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza

Makron mbërrin në Izrael - pritet të bëjë thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza

Tel Aviv, 24 tetor 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot udhëton në Tel Aviv, lajmëruan mediat britanike.

Ai në Izrael do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu, presidentin izraelit Isak Hercog dhe me liderët opozitar të qendrës politike Beni Ganc dhe Jair Lapid.

Presidenti francez pritet të bëjë thirrje për "mbrojtje të civilëve" në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bombardojë caqe në Hamas në enklavën palestineze dhe përgatitet për një ofensivë tokësore qëllimi i së cilës është shkatërrimi i grupit militant që sundon rajonin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paraprakisht publikoi se presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri holandez Mark Rute këtë javë do ta vizitojnë Izraelin. sa/

foto: Skrinshot X

French President Emmanuel Macron arrives in 1948-occupied Palestine to show his support for Israel in its ongoing genocide campaign on Gaza.#GazaGenocide pic.twitter.com/nKYjRr0aKg

— Quds News Network (@QudsNen) October 24, 2023

QËNDRONI TË LIDHUR