• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makron: Marrëveshja Kosovë-Serbi është një hap i rëndësishëm dhe menjëherë duhet të zbatohet plotësisht

Makron: Marrëveshja Kosovë-Serbi është një hap i rëndësishëm dhe menjëherë duhet të zbatohet plotësisht

Paris, 24 mars 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron tha sot se marrëveshja ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë është "progres i rëndësishëm" dhe se tani është thelbësore që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi dhe "menjëherë dhe me mirëbesim të fillojnë të zbatojnë të gjitha detyrimet" e përcaktuara në të.

Në fundin e sesionit të liderëve të BE-së, në të cilën përfaqësuesi i lartë i BE-së Zhozep Borrell i informoi ata për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve, Makron përshëndeti marrëveshjen dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë.

Presidenti francez vuri në dukje se "dihet mirë se sa Franca dhe Gjermania kanë punuar së bashku për këtë dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR