• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Makron: Kryeministër dhe Qeveri e re pas përfundimit të Lojërave Olimpike

Makron: Kryeministër dhe Qeveri e re pas përfundimit të Lojërave Olimpike

Paris, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se pas përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris do të emërojë kryeministrin e ri, ndërsa më pas do të formohet edhe qeveria e re.

Ai hodhi poshtë mundësinë që të jap dorëheqje para përfundimit të mandatit të tij.

Makron pranoi se partia e tij ka pësuar humbje zgjedhore në fillim të këtij muaji dhe refuzoi të komentojë nëse kryeministri i ri do të ishte dikush nga koalicioni fitues i krahut të majtë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR