• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Makron: Ishte e domosdoshme reforma në sistemin pensional

Makron: Ishte e domosdoshme reforma në sistemin pensional

Paris, 18 prill 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron në një paraqitje televizive para kombit deklaroi se e ka dëgjuar mllefin e njerëzve në Francë për shkak të rritjes së kufirit të moshës për pensionim, por shtoi se është e domosdoshme që të mbahet sistemi pensional.

Ato ndryshime janë të nevojshme që të garantohet e drejta e secilit në pension. Ata paraqesin përpjekje, kjo është e vërteta, thksoi Makron, pasi që më 15 prill hynë në fuqi reformat në sistemin pensional.

Makron theksoi se për ligjin nuk ka konsensus me sindikatat dhe partitë tjera poltiike

Për sot Makroni i ka ftuar përfaqësuesit e sindikatave në bisedime, por ata refuzuan takim.

Makron paralajmëroi bisedime në muajt e ardhshëm për "tema kyçe", siç është rritja e pagave për të punësuarit, avancimi në karrierë, shpërndarja më e mirë e pasurisë shoqërore dhe përmirësimi i kushteve të punës, sidomos për punonjësit më të moshuar.

Makron të shtunën e dekretoi Ligjin për reforma pensionale një ditë pasi që u miratua nga Këshilli gjyqësor.

Reforma, që shkaktoi protesta masive, parashkon rritje të kufirit të moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç deir në vitin 2030 dhe të paktën 43 vjet stazh pune për pension të plotë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR