• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Makron drejtuar Netanjahut: Vrasja e Sinvar është një mundësi për negociata të reja për Gazën

Makron drejtuar Netanjahut: Vrasja e Sinvar është një mundësi për negociata të reja për Gazën

Paris, 21 tetor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron në një bisedë telefonike i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se vrasjen e liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, e sheh si mundësi për negociata të reja për armëpushim në Gazë, kumtoi kabineti i Makronit. 

Presidenti francez, qeveria e të cilit ka qenë në marrëdhënie të tensionuara me Izraelin javët e fundit, përsëriti thirrjet e mëparshme për një armëpushim në Liban dhe Gazë. Ai dënoi gjithashtu veprimet e ushtrisë izraelite kundër forcave të OKB-së në Liban. Izraeli ka mohuar se po synon qëllimisht forcat paqeruajtëse në Libanin jugor, ndërsa ofensiva tokësore vazhdon.

Makron, gjithashtu, shprehu solideritet me Netanjahun për shkak të incidentit të fundit me dron që u lëshua në drejtim të shtëpisë së tij, kumtoi kabineti presidencial.

Kabineti i Netanjahut nuk komentoi për thirjen e Makronit. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR