• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Makron dhe Pavel: Ndihmë e plotë për Ukrainën përveç dërgimit të njësive luftarake

Makron dhe Pavel: Ndihmë e plotë për Ukrainën përveç dërgimit të njësive luftarake

Pragë, 5 mars 2024 (MIA) - Presidentët e Francës dhe Çekisë, Emanuel Makron dhe Petr Pavel sot në Pragë ranë dakord se Evropa nuk duhet të kufizohet dhe të mbyllë derën paraprakisht për lloje të ndryshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën, përveç dërgimit të drejtpërdrejtë të njësive ushtarake në konflikt, që do të thotë "tejkalim i vijës së kuqe".

"Pyesni Putinin çka nuk është i gatshëm të bëjë, kush e shkaktoi luftën, pyesni se cilat janë kufijtë e tij”, u tha Makroni gazetarëve pas bisedimeve me presidentin çek. 

Makroni kujton se Rusia, "gjithmonë ka kërcënuar për hakmarrje" dhe kur Ukraina mori tanke, aeroplanë dhe raketa si ndihmë, por nuk pati asnjë hakmarrje.

"Nuk do t'ju them se çfarë do të bëjmë, sepse kjo do të dobësojë efektivitetin e ndihmës sonë. Parimet tona janë se Rusia nuk duhet të fitojë, se ne duhet të mbështesim popullin e Ukrainës i cili vendos vetë se çfarë ka nevojë. Nuk është Rusia ajo që vendos se çfarë është përshkallëzimi, por konsensusi i të gjithëve vendos”, tha Makroni.

Presidenti çek shtoi se u takon aleatëve perëndimor të zgjedhin se si të ndihmojnë Ukrainën, me kusht që të mos përfshihen në angazhim luftarak. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR