• e martë, 13 gusht 2024

Makron dhe Lula publikuan planin për investimin e një miliard eurove në Amazonë

Makron dhe Lula publikuan planin për investimin e një miliard eurove në Amazonë

Belem, 27 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Brazilit dhe Francës dje publikuan planin për investimin e një miliardë eurove në Amazonë duke përfshirë dhe pjesë nga xhungla fqinje në Guianën franceze.

Qeveritë e dy vendeve në një kumtesë të përbashkët theksuan se paratë do të përdoren në katër vitet e ardhshme për të mbrojtur pyllin. Ajo do të jetë një bashkëpunim mes bankave shtetërore braziliane dhe agjencisë franceze të investimeve. Burimet private do të ishin gjithashtu të mirëseardhura, theksuan Brazili dhe Franca.

Presidenti francez Emanuel Makron ka filluar vizitën e tij tre ditore në Brazil nga qyteti Belem, ku është takuar me aleatin e tij të vjetër Luis Inasio Lula da Silva. Ata shkuan me anije deri në ishullin Kombu për tu takuar me liderin vendas.

Makron i ka dhënë urdhrin prestigjioz Dekoratë të legjionit të nderit shefit indian Reoni Metukie për përpjekjet e tij për të mbrojtur mjedisin.

"Ju ishit në Evropë dhe unë premtova se do të vi këtu, në tokën tonë dhe do të jem këtu për popullin", iu tha Makron liderëve indigjen vendas.

"Presidenti Lula dhe unë kemi kauzë të përbashkët për një nga miqtë tanë në këtë vend që ju takon", shtoi ai.

Lula dhe Makron do të përpiqen të "hartojnë një kurs të përbashkët" për të luftuar ndryshimin e klimës dhe varfërinë, kumtoi pallati Eliseut. Brazili do të presë samitin e Grupit të 20-të të ekonomive kryesore në Rio de Zheneiro në nëntor dhe bisedimet e KB-së për klimën në Belem vitin e ardhshëm.

Makron dhe Llula sot do të lëshojnë një nëndetëse me naftë të ndërtuar në Brazil me ndihmën e teknologjisë franceze në kantierin e anijeve Itagvaj në afërsi të Rio de Zhenrios. Presidenti francez pastaj do të udhëtojë në metropolin e Sao Paulos për tu takuar me investitorin brazilian. Presidenti francez nesër do të udhëtojë në kryeqytetin e Brazilias për t'u takuar sërish me Llulën. rq/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR