• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Makron dhe Fon der Lajen i bëjnë thirrje Kinës t'ia "mbush mendjen Rusisë"

Makron dhe Fon der Lajen i bëjnë thirrje Kinës t'ia

Pekin, 6 prill 2023 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot i përfunduan takimet me liderët kinezë me lutjen për ndihmë për kthimin e paqes në Ukrainë dhe paralajmërimin që të mos furnizohet Rusia me armë, njofton DPA.

"Armatimi i agresorit do të ishte kundër së drejtës ndërkombëtare dhe do të thoshte se do t'i dëmtonte shtesë marrëdhëniet tona", tha fon der Lajen pas bisedimeve me presidentin kinez Si Xhinping.

Makron shfaqi shpresë se Kina do të bëjë presion mbi Rusinë për të kërkuar negociata për konfliktin ukrainas.

"E di se mund të mbështetem tek ju ... t'ia mbushni mendjen Rusisë dhe t'i çoni në tryezën negociuese", tha Makron gjatë bisedimeve me Si në Pekin, kumtoi Pallati i Eliseut.

Makron dhe Fon der Lajen janë liderët e fundit evropianë që u takuan me autoritetet kineze dhe biseduan me marrëdhëniet e tyre "komplekse" në përpjepkje për të siguruar ndihmë nga Pekini për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Parisi beson se marrëdhëniet e afërta të Kinës me Rusinë do të thonë se Pekini ka pozitë të mirë për të intervenuar në konfliktin vijues dhe të ndërmjetësojë për paqen.

"Jam i bindur se Kina ka rol të madh në ndërtimin e paqes", tha Makron drejtpërdrejt para takimit me Si.

"Kina është me rëndësi të madhe për Evropën me ndërvarësi dhe histori të përbashkët dhe të gjatë", tha Fon der Lajen në fillim të bisedimeve me kryeministrin kinez Li Kiang. Të dyja palët kanë "dobi të jashtëzakonshme" nga lidhja, shtoi ajo në videon e publikuar në Tuiter.

Siç transmeton DPA, megjithatë, Kina i dha një përgjigje jo të qartë Makronit dhe Fon der Lajenit.

Si i ka thënë Makronit se është i bindur se vizita tredtiore e presidentit francez mund të sigurojë "impulse të reja dhe atmosferë të re", për marrëdhëniet e Pekinit me Evropën.

Ai megjithatë e përsëriti se duhet të merren parasysh "interesat legjitime të sigurisë të të gjitha palëve", kërkesë që e vë Pekinin më shumë në pajtim me argumentin rus.

Sikurse në dokumentin prej 12 pikash të shkurtit, Si edhe njëherë e shmangi dënimin e agresionit rus, dhe as nuk potencoi nëse Kina do ta shfrytëzojë ndikimin e saj mbi presidentin rus, Vlladimir Putin.

Si tha se duhet të shmangen sulme mbi civilë dhe objekte civile dhe të respektohet prektimi se nuk do të përdoret armë bërthamore.

Lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë, Fon der Lajen tha se BE vlerëson se Kina do ta "luaj rolin e saj dhe do të promovojë paqe, e cila i respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës".

Si e priti Makronin me nderime ushtarake. Më pas bisedoi me Fon der Lajen, para se tre liderët të mbanin biseda të përbashkëta.

Foto: Profili i Tuiterit të Fon der Lajen

QËNDRONI TË LIDHUR