• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makron dëshiron zgjerim më të shpejtë të BE-së, por tani për tani nuk ka vendim për këtë

Makron dëshiron zgjerim më të shpejtë të BE-së, por tani për tani nuk ka vendim për këtë

Granadë, 6 tetor 2023 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron sot në Granadë deklaroi se dëshiron zgjerim më të shpejtë të Bashkimit Evropian (BE), por se deri më tani vendet-anëtare nuk kanë sjellë kurfarë vendimi.

"Jam i bindur se duhet të shkojmë shumë më shpejtë rreth asaj çështjeje", deklaroi Makron pas samitit joformal të BE-së në Granadë, duke shtuar se është për vendosje të "një qëllimi ambicioz dhe të saktë".

Megjithatë, tani për tani është "shumë herët dhe nuk është sjellë kurfarë vendimi", shtoi presidenti francez.

Komisioni evropian këtë vjeshtë duhet t'i prezantojë rekomandimet e veta për hapje të negociatave inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat morën status të kandidateve në qershor të vitit 2022.

Kandidate për anëtarësim janë edhe pesë vende nga Ballkani Perëndimor.

"Ekziston konsensus gjithnjë e më i madh se po përballemi me transformim të vërtetë ... të vizionit tonë gjeopolitik për Evropën", tha Makron.

Sipas tij, BE-ja duhet të jetë inovative.

"Disa prej nesh (në BE) propozuam metodë dhe ambicie të re për zgjerim", shtoi presidenti francez.

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, në fund të gushtit konfirmoi se BE-ja duhet të jetë e gatshme të integrojë anëtare të reja deri në vitin 2030. ab/

Foto: Makron në Х

QËNDRONI TË LIDHUR