• e shtunë, 23 nëntor 2024

Makron: Ambasadori francez në Niger mbetet në vend edhe krahas kërkesës për largim nga hunta ushtarake

Makron: Ambasadori francez në Niger mbetet në vend edhe krahas kërkesës për largim nga hunta ushtarake

Paris, 28 gusht 2023 (MIA) - Ambasadori francez në Niger do të mbetet në këtë vend edhe krahas presionit nga liderët e puçit të paradokoshëm, deklaroi sot presidenti francez, Emanuel Makron në fjalimin para diplomatëve, ku e prezantoi vizionin për politikën e re të jashtme franceze.

Makron, po ashtu, e ka përsëritur përkrahjen e tij për presidentin e mposhtur të Nigerit, Mohamed Bazum, vendimi i të cilit të mos japë dorëheqje ishte i guximshëm, njoftuan mediumet britanike.

Hunta ushtarake e ka ndërmarrë pushtetin në Niger me puç ushtarak më 26 korrik, ndërsa më 4 gusht kumtoi se i ka prishur marrëveshjet ushtarake me Francën, ish sundimtarin e vet kolonial.

Hunta i ka zëvendësuar ambasadorët e Nigerit në SHBA, Francë, Togo dhe Nigeri. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR