Makinistët në Gjermani e filluan grevën më të gjatë deri më tani
- - Me thirrje të Sindikatës Gjermane të Makinistëve mbrëmë filloi grevë e re shumëditëshe e të punësuarve në kompaninë shtetërore Dojçe Ban (DB).
- Post By Fitore Curri
- 08:17, 24 janar, 2024
Berlin, 24 janar 2024 (MIA) - Me thirrje të Sindikatës Gjermane të Makinistëve mbrëmë filloi grevë e re shumëditëshe e të punësuarve në kompaninë shtetërore Dojçe Ban (DB).
Greva filloi mbrëmë në orën 18 (17 sipas Griniçit) në transportin e mallrave, ndërsa herët në mëngjes, në orën 2 zgjerua edhe në transportin e udhëtarëve.
Protestat duhet të vazhdojnë deri në orën 18 të së hënës së ardhshme, 29 janar. Gjatë disa ditëve të ardhshme, udhëtarët në Gjermani do të përballen me kufizime të mëdha gjatë transportit të gjatë dhe rajonalë hekurudhorë.
Si edhe me grevat paraprake, Dojçe Ban përgatiti orar me shërbime dukshëm të ulura. Udhëtarët mund ta dinë se cilat trena do të qarkullojnë përmes ueb-faqes së operatorit hekurudhor gjerman ose aplikacionit të tij mobil.
Deri më tani greva më e gjatë në Dojçe Ban ka zgjatur pesë ditë dhe u mbajt në vitin 2015.
Protestat e reja mund të shkaktojnë humbje të mëdha, duke pasur parasysh se edhe rrugët e tjera transportuese janë dëmtuar për shkak të situatës në Detin e Kuq, deklaroi Majkëll Gremling nga instituti ekonomik IW në Këln.
Të dyja palët janë në kontest rreth marrëveshjes kolektive nga fillimi i nëntorit. fc/
Fotografia: Arkiv