• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Makinistët e trenave në Gjermani futen në grevë të re 24-orëshe, e dyta në më pak se një muaj

Makinistët e trenave në Gjermani futen në grevë të re 24-orëshe, e dyta në më pak se një muaj

Berlin, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Makinistët e trenave në Gjermani kanë hyrë mbrëmë në grevë 24-orëshe e cila do ta ndërpresë për herë të dytë në më pak se një muaj trafikun hekurudhor ndërkombëtar, rajonal dhe periferik, si pjesë e kontestit të vazhdueshëm mbi pagat, njofton DPA.

Greva nacionale që filloi mbrëmë në orën 22 dhe do të zgjasë deri sonte në orën 22, me siguri do të çojë në anulimin e mijëra trenave. DPA sqaron se sot nga ora 18 do të ndërpritet edhe transporti i mallrave.

Gjatë grevës, shton agjencia gjermane, do të zbatohet një orar vetëm për raste urgjente, me shërbime ndjeshëm të reduktuara.

GDL-ja kërkon orare më të shkurtuara të punës për drejtuesit e trenave dhe rritje të konsiderueshme të pagave.

Greva e fundit njëditore e makinistëve ka qenë në mes të nëntorit.

Lideri i GDL-së, Klaus Veselski, më 24 nëntor deklaroi se bisedimet janë të pasuksesshme, pasi drejtuesit e "Dojçe Ban" ofroi rritje më të vogla pagash dhe e hodhi poshtë mundësinë e shkurtimit të kohës së plotë të orarit të punës.

"Dojçe Ban" doli me vlerësimin se greva e fundit është e "papërgjegjshme dhe egoiste" dhe akuzoi sindikatën se ua ka prishur fundjavën miliona udhëtarëve të rregullt që nuk përfshihen në kontestin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR