• e enjte, 26 dhjetor 2024

Majkrosoft sulmohet nga një grup hakerësh rusë

Majkrosoft sulmohet nga një grup hakerësh rusë

Uashington, 20 janar 2024 (MIA) - Majkrosofti dje publikoi se një grup, i sponsoruar nga Rusia më 12 janar ka hyrë në sistemet e tij korporative dhe ka vjedhur disa mejle dhe dokumente të të punësuarve të vet.

Kompania amerikane kumtoi se grupi haker rus ka mundur të hyjë vetëm deri te "një numër shumë të vogël" të llogarive korporative për e-postë të Majkrosoftit, duke i përfshirë anëtarët e udhëheqësisë më të lartë dhe të punësuarve në sigurinë kibernetike, funksionet juridike e tjerë.

Ekipi hetues për kërcënime të Majkrosoftit në mënyrë rutinore po heton hakerë nga kompani, siç është ajo ruse "Midnajt Blizard" (Midnight Blizzard), për të cilën thonë se është e lidhur me sulmin.

Ambasada ruse në Uashington dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur menjëherë në kërkesën për koment. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR