• e diel, 06 tetor 2024

Majk Pens kandidohet për president të SHBA-së

Majk Pens kandidohet për president të SHBA-së

Uashington, 5 qershor 2023 (MIA) - Ish nënpresidenti amerikan Majk Pens do të hyjë në garë për kandidat republikan presidencial në zgjedhjet e vitit 2024, sipas Komisionit federal zgjedhor (FEC). 

Pens (63) do ta fillojë fushatën të mërkurën në Ajova. 

Pens do të jetë përballë Donald Trampit, të cilit një kohë i shërbente në mënyrë lojale, por refuzoi ta përkrahë kur ish presidenti tentoi t'i anulojë rezultatet nga zgjedhjet në vitin 2020. 

Ish kongresmeni dhe ish guvernatori i Indianas ka qëndrime të fuqishme konservative për çështje sociale dhe gjithnjë e më tepër distancohet nga Trampi. 

Ai tha se ish presidenti i ka inkurajuar kryengritësit, të cilët e kanë sulmuar Kapitolin më 6 janar të vitit 2021 dhe i kanë vënë në rrezik atë dhe familjen e tij. 

Foto: MIA Arhivë

 

QËNDRONI TË LIDHUR