• e premte, 27 shtator 2024

Majk Pens dëshmoi shtatë orë para porotës së madhe për Donald Trampin dhe trazirat e 6 janarit

Majk Pens dëshmoi shtatë orë para porotës së madhe për Donald Trampin dhe trazirat e 6 janarit

Uashongton, 28 prill 2023 (MIA) - Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majk Pens dëshmoi para porotës së madhe federale si pjesë e hetimit për atë nëse ish-presidenti Donald Tramp ka tentuar ta ndryshojë rezultatin e humbjes së tij në zgjedhje në nëntor të vitit 2020 nga Xho Bajden, por edhe nëse ka marrë pjesë në nxitjen e dhunës në Kapitol më 6 janar, kur u vranë pesë persona.

Sipas Gardian, dëshmia e ish-nënpresidentit ka zgjatur rreth shtatë orë dhe është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura, që do të thotë se nuk dihen hollësitë për atë se çka u tha ai prokurorëve të cilët i dëgjonin dëshmitë.

Pens duhej të fliste nën betim për bisedat e tij me Trampin para 6 janarit të vitit 2021.

Paraprakisht, ekipi i Trampit kërkoi nga gjykata federale ta bllokojë Pensin për të dëshmuar para porotës së madhe për disa çështje të caktuara, duke iu referuar privilegjit ekzekutiv, ndërkaq e tërë ajo si pjesë e hetimit për trazirat në Kapitol.

Privilegji ekzekutiv është e drejtë e presidentit të SHBA-së për t'i ruajtur në fshehtësi komunikimet e ndjeshme dhe dokumentet e tjera presidenciale.

Ekipi i Trampit i tha këshilltarit të posaçëm Xhek Smith, i cili i mbikëqyrë hetimet penale të Ministrisë së Drejtësisë kundër Trampit, se dëshiron ta shfrytëzojë privilegjin ekzekutiv në rastin me dëshminë e Pensit. ab/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR