• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mahsa Amini dhe lëvizja "Gruaja, jetë, liri" nga Irani fitues të çmimit "Saharov" për vitin 2023

Mahsa Amini dhe lëvizja

Bruksel, 19 tetor 2023 (MIA) - Aktivistja e ndjerë iraniane për të drejtat e grave, Xhina Mahsa Amini dhe lëvizja "Gruaja, jeta, liria" nga Irani janë fituese të çmimit Saharov për lirinë e mendimit 2023, që ndahet nga Parlamenti Evropian, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç njoftoi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola në shpalljen e sotme të laureateve, 16 shtatori të vitit 2022 do të mbahet mend për vrasjen brutale të 22-vjeçares Xhina Mahsa Amini, e cila nxiti lëvizjen për të drejtat e grave në Iran, që ka shkruar histori.

"Bota dëgjoi thirrjet 'grua, jetë, liri', tre fjalë që u bënë nxitje për të gjithë ata që mbrojnë barazinë, dinjitetin dhe lirinë në Iran. Prandaj, sot le t'i bëjmë homazh grave, burrave dhe të rinjve trima dhe sfidues në Iran, të cilët shtuan presionin për ndryshim", theksoi Mecola, duke shtuar se Parlamenti Evropian i dëgjoi dhe bota i pa këto kërkesa.

Aktivistja iraniane për të drejtat e grave Amini u arrestua dhe rrah nga anëtarët e të ashtuquajturit "policia morale" gjatë vizitës së saj në Teheran në shtator të vitit 2022 pasi "ka mbajtur hixhabin në mënyrë jo të rregullt". Ajo vdiq disa ditë më vonë, duke nxitur protesta masive në Iran, të udhëhequra nga gratë nën sloganin "Grua, jetë, liri". Demonstruesit protestuan kundër Ligjit për hixhab dhe ligjeve të tjera që diskriminojnë gratë në Iran. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR