• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Magsamen: Ndalimi i ndihmës ushtarake amerikane mund ta paralizojë Ukrainën

Magsamen: Ndalimi i ndihmës ushtarake amerikane mund ta paralizojë Ukrainën

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Ndalimi i dërgesave ushtarake amerikane në Kiev mund ta paralizojë Ukrainën për javë të tëra, deklaroi ish-shefja e shtabit të Pentagonit, Keli Magsamen.

Magsaman, e cila ka qenë shefe e Kabinetit të Lojd Ostin kur ai ishte Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së, tha për Fajnenshël Tajms se me pezullimin e ndihmës ushtarake për Kievin, SHBA-ja në thelb do t'ia dorëzonte Ukrainën presidentit rus Vladimir Putin.

Një tjetër ish-zyrtar në administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajden ka deklaruar për Fajnenshël Tajms se ai beson se Ukraina mund të luftojë pa mbështetjen amerikane për muaj, "por jo me vite".

"Uoll strit xhurnal" raportoi më parë se pas një mosmarrëveshjeje me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë të premten, Tramp u ka urdhëruar zyrtarëve të sigurisë kombëtare të shqyrtonin nëse Uashingtoni mund të ndalonte përkohësisht ose plotësisht dërgesat e armëve në Ukrainë. mb/

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR