• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Magrete Vestager e ndërmerr resorin tregu i brendshëm pas dorëheqjes së Breton

Magrete Vestager e ndërmerr resorin tregu i brendshëm pas dorëheqjes së Breton

Bruksel, 17 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për Evropë të përshtatur me epokën digjitale dhe eurokomisionerja për konkurrueshmëri, Magrete Vestager në periudhën e ardhshme do të udhëheqë departamentin e tregut të brendshëm pas dorëheqjes së komisionerit evropian, Tieri Breton.

Këtë mbrëmë në platformën Iks ka paralajmëruar kryetarja e Eurokomisionit, Usurla Fon der Lajen.

"Kam marrë dhe kam pranuar dorëheqjen e Tieri Breton dhe e falënderoj për punën e tij gjatë mandatit si komisioner. Zëvendëkryetarja ekzekutive Vestager do të marrë përsipër resorin e tregut të brendshëm dhe të gjitha përgjegjësitë përkatëse deri në fund të mandatit (të KE-së)", theksoi Fon der Lajen.

Breton dje kumtoi se jep dorëheqjen nga funksioni komisioner evropian për tregun e brendshëm, e cila hynë në fuqi menjëherë, si dhe se tërhiqet nga kandidati francez për eurokomisioner.

Ai, me këtë rast, ka akuzuar Fon der Lajen për "sabotim" dhe se "po krijon kaos" gjatë tranzicionit drejt institucioneve të reja të BE-së, si dhe se ngjarjet e fundit janë dëshmi shtesë për "udhëheqjen e saj të dyshimtë". Ai gjithashtu në dorëheqjen e tij pohon se Fon der Lajen i ofroi Francës një "resor më me ndikim" në Komisionin e ri Evropian, nëse Parisi propozon kandidat tjetër në vend të tij. KE-ja refuzoi të komentojë pretendimet e tilla, duke përmendur parimin e besueshmërisë në komunikimin e brendshëm. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR