• e diel, 24 nëntor 2024

Magomedov: Katër arsye se pse Rusia e sulmoi Ukrainën

Magomedov: Katër arsye se pse Rusia e sulmoi Ukrainën
Moskë, 3 nëntor 2022 (MIA) – Bashkëpunëtori i afërt i presidentit rus, Vlladimir Putin, zëvendës-shefi i administratës së tij, Magomedesalam Magomedov, sot i potencoi katër arsye si përpjekje për ta arsyetuar agresionin rus mbi Ukrainën. Mu për këto katër arsye, pohon Magomedov, presidenti rus nuk ka pasur opsion tjetër përveç se ta fillojë luftën në Ukrainë. "Mbështetja dhe promovimi i hapur i ideologjisë neo-naziste, militarizimi i shpejtë i Ukrainës, thirrjet e vazhdueshme për anektimin e territoreve ruse dhe kërcënimi në rritje për sigurinë dhe stabilitetin tonë kombëtar nuk i lanë zgjidhje tjetër presidentit Putin për të filluar një "operacion të veçantë ushtarak”, deklaroi sot Magomedov, transmeton Tassi rus. "Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte shumë i domosdoshëm, para së gjithash për shkak të së ardhmes së vendit tonë, fëmijët dhe nipërit", shpjegoi ai, duke shtuar se "ky vendim është mbështetur me shumicën e popullit rus".

QËNDRONI TË LIDHUR