• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mafiozët e Ndragetës janë dënuar me 30 vite burg

Mafiozët e Ndragetës janë dënuar me 30 vite burg

Romë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Gjykata italiane, pas një procesi gjyqësor, sot ka shqiptuar dënime të gjata me burg për më shumë se 30 pjesëtarë të Ndragetës, organizata më e fuqishme mafioze në vend.

Më shumë se 330 mafiozë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të tyre të dyshimtë akuzohen për një numër të madh të veprave penale, siç janë zhvatja, kontrabanda e drogës dhe vjedhjet.

Siç njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa, gjykatëve u janë nevojitur 40 orë 40 minuta që ta lexojnë aktvendimin.

Dënime më të rënda morën Severio Razonale dhe Domeniko Bonavota, dy shefa lokal mafiozë nga Kalabria, të cilën kanë marrë nga 30 vite burgim.     

Por, prokuroria nuk i ka marrë dënimet e ashpra që i kërkonte në numër të madh të rasteve, ndërsa më shumë se 100 të akuzuar janë liruar.

Sot është gjykimi i shkallës së parë dhe në të, të drejtë apeli kanë edhe mbrojtja dhe prokuroria. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR