• e enjte, 26 dhjetor 2024

Maduro: Venezuela u largua përgjithmonë nga Organizata e Shteteve Amerikane

Maduro: Venezuela u largua përgjithmonë nga Organizata e Shteteve Amerikane

Karakas, 16 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet përsëri në Organizatën e Shteteve Amerikane, tre vjet pasi u largua për shkak të mospajtimeve.

"Ne u larguam, u larguam përgjithmonë dhe nuk planifikojmë të kthehemi", deklaroi Maduro mbrëmë në paraqitjen e tij javore televizive. 

Maduro e mbështeti qëndrimin e homologut të tij meksikan, Andres Lopez Obrador për Organizatën. Javën e kaluar Obradori bëri thirrje për shfuqizim të Organizatës së Shteteve Amerikane, të cilën e përshkroi si të "padobishme". Përderisa Maduro theksoi se organizata e Shteteve Amerikane duhet të "zhduket". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR