• e mërkurë, 21 janar 2026

Maduro në gjykatën e Nju Jorkut: Më rrëmbyen dhe jam ende president i Venezuelës

Maduro në gjykatën e Nju Jorkut: Më rrëmbyen dhe jam ende president i Venezuelës

 Nju-Jork, 5 janar 2026 (MIA) - Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nikolas Maduro, sot për herë të parë u paraqit në gjykatën federale në Nju-Jork, ku deklaroi se është "rrëmbyer" nga shtëpia e tij në Karakas dhe porositi se ende e kryen funksionin e presidentit. 

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Silia Flores, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për trafik droge dhe armë. Gjatë një paraqitjeje të shkurtër para gjykatësit Alvin Hellershtajn, Maduro bëri vërejtje sfiduese, duke pretenduar se arrestimi i tij gjatë natës nga forcat amerikane përbën një "rrëmbim ushtarak". 

Sipas strategjisë ligjore të mbrojtjes, avokati i Maduros, Beri Polak, deklaroi se mbrojtja do të kundërshtojë kryesisht ligjshmërinë e paraburgimit dhe legjitimitetin e organeve amerikane për të kryer një operacion në territor të huaj. Polak theksoi se klienti i tij është shef i një shteti sovran dhe gëzon imunitet diplomatik. Megjithatë, ky status është i diskutueshëm, pasi ShBA tashmë disa vjet nuk e njohin regjimin e tij si legjitim.  

 

Analistët kujtojnë rastin e liderit panamez Manuel Noriega tre dekada më parë, i cili u përpoq të përdorë një mbrojtje të ngjashme pas pushtimit amerikan të Panamasë, por argumentet e tij në atë kohë u refuzuan nga gjykatat.

Sipas korrespondentëve të mediave amerikane, paraqitja e parë e Maduros kishte elementë të një "shou publik",  që është e pazakontë për sistemin federal në SbBA. Ata theksojnë për publikimin e fotografive të policisë (mugshots) dhe një "paradë" publike para kamerave, e cila zakonisht shmanget në mënyrë që të mos rrezikohet e drejta e të akuzuarit për prezumimin e pafajësisë. 

 Ndërkohë, djali i Maduros, Nikolas Maduro Guera, Nga Kuvendi Kombëtar i Venezuelës bëri thirrje për "solidaritet ndërkombëtar", duke e quajtur operacionin e ShBA-së një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin global dhe barazinë sovrane të kombeve. Ai gjithashtu hodhi poshtë edhe akuzat kundër tij, duke pretenduar se familja e tij ishte viktimë e përndjekjes politike.

Ndërsa Maduro mbetet në paraburgim në Nju-Jork, situata në Venezuelë mbetet e pasigurt. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ShBA tani "e kanë kontrollin", ndërsa presidentja në detyrë, Delsi Rodrigez, ka bërë thirrje për bashkëpunim me Uashingtonin. Tramp paralajmëroi se kompanitë amerikane do të marrin pjesë në rindërtimin e industrisë së naftës së vendit. 

 Në të njëjtën kohë, në kontekstin më të gjerë rajonal, Trampi lëshoi ​​paralajmërime për Kolumbinë dhe Meksikën që të forcojnë luftën kundër drogës, duke theksuar qasjen e re dhe më të ashpër ndaj politikës së jashtme amerikane.

Foto: DPA/EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR