• e premte, 27 dhjetor 2024

Maduro: Lufta e Ukrainës kundër Rusisë është planifikuar së paku 20 vjet

Maduro: Lufta e Ukrainës kundër Rusisë është planifikuar së paku 20 vjet

Karakas, 30 prill 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë dhe inicojnë konflikte ushtarake në mbarë botën: kundër Rusisë, Palestinës, Kinës, deklaroi presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro.

“SHBA-ja planifikon një sërë konfliktesh ushtarake dhe këtë e dëshmon ndarja e 95 miliardë dollarëve për këto qëllime. Lufta e Ukrainës kundër Rusisë ishte planifikuar së paku 20 vjet për të shkatërruar fuqinë e Rusisë, por SHBA dështoi ta bëjë këtë. Sot Rusia është më e fortë ekonomikisht, politikisht, shoqërisht, teknologjikisht dhe ushtarakisht”, tha lideri venezuelian në emisionin e autorit “Me Maduro Plus”.

Lufta në Palestinë po zhvillohet për të "konsoliduar fuqinë e Sionizmit në Lindjen e Afërt ", tha Maduro dhe theksoi se SHBA-ja "sot po përpiqet të fillojnë një luftë në Tajvan kundër Kinës vëllazërore".

Ai, gjithashtu, theksoi se SHBA-ja ka formuar bazë për CIA-n dhe komandën jugore të forcave të armatosura amerikane në territorin e Gvajana Esekibo, të cilin Venezuela e konsideron për pjesë të vendit të saj.

“Ata po planifikojnë të fillojnë një konflikt ushtarak këtu”, tha presidenti i Venezuelës dhe përfundoi se për SHBA--në lufta është një çështje politike dhe ekonomike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR