Maduro e angazhoi avokatin e Asanzhit
- Lideri i paraburgosur Venezuelës, Nikolas Maduro, ka angazhuar avokatin e njohur për vepër penale Bari Polak për ta përfaqësuar në procesin gjyqësor për narkoterrorizëm që zhvillohet kundër tij në Nju-Jork, raportoi "Blumberg".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:04, 5 janar, 2026
Nju-Jork, 5 janar 2026 (MIA) - Lideri i paraburgosur Venezuelës, Nikolas Maduro, ka angazhuar avokatin e njohur për vepër penale Bari Polak për ta përfaqësuar në procesin gjyqësor për narkoterrorizëm që zhvillohet kundër tij në Nju-Jork, raportoi "Blumberg".
Polak është një avokat shumëvjeçar i themeluesit të "Vikiliks", Xhulian Asanzh, dhe konsiderohet si një nga avokatët më me përvojë në Uashington. Ai sot paraqiti një njoftim për paraqitje në gjykatën federale për të përfaqësuar Maduron.
Polak ishte i pranishëm në sallën e gjykatës kur Maduro dhe bashkëshortja e tij, Silia Flores, deklaruan të pafajshëm për akuzat për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në ShBA dhe posedim të armëve dhe "mjeteve shpërthyese".
Bashkëshorten e Maduros, Flores, do ta përfaqësojë Mark Doneli, një ish-prokuror federal nga Hjustoni.
Bari Polak u bë i njohur ndërkombëtarisht për udhëheqjen e betejës ligjore 14-vjeçare të Asanzhit, e cila përfundoi në vitin 2024 me një marrëveshje pranimi fajësie për publikimin e informacionit të klasifikuar të sigurisë kombëtare të ShBA-së.
Foto: EPA