Maçado e përshëndeti ndërhyrjen e ShBA-së në Venezuelë
- Liderja opozitara venezueliane dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Maria Korina Maçado, ka përshëndetur ndërhyrjen e ShBA-së, duke thënë se "ora e lirisë" së vendit ka mbërritur.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:57, 3 janar, 2026
Oslo, 3 janar 2026 (MIA) - Liderja opozitara venezueliane dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Maria Korina Maçado, ka përshëndetur ndërhyrjen e ShBA-së, duke thënë se "ora e lirisë" së vendit ka mbërritur.
Ajo në rrjetet sociale deklaroi se presidenti Maduro është larguar nga pushteti pasi ka refuzuar një dalje të dakorduar, ndërsa kandidati i opozitës për zgjedhjet e vitit 2024 - Edmundo Gonzalez - tani duhet të "ndërmarrë" funksionin e presidentit.
Ajo shtoi se opozita do të rivendos rendin në vend dhe do t'i lirojë të burgosurit politikë.
Një tranzicion i tillë është sigurisht ajo që dëshiron ShBA-ja, por mund të mos jetë aq i thjeshtë sa pretendon opozita, komenton Bi-Bi-Si. Maduro ende ka aleatë në vend, shumë prej të cilëve mund të mos duan të shkojnë pa luftë nëse vetë kanë frikë nga pasojat.
Madje edhe disa nga kritikët më të ashpër të Maduros kanë frikë se ndërhyrja e SHhA-së mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm dhe nuk e kanë mbështetur aleancën e ngushtë të Maçados me administratën eTrampit.
Por disa kritikë e shohin këtë si një mjet të fundit për t'u çliruar nga ajo që e konsiderojnë si një regjim autoritar dhe shtypës, komentoi media britanike.