• e enjte, 28 nëntor 2024

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli, Krushevë dhe Vinicë

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli, Krushevë dhe Vinicë

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) – Temperaturë më e ulët prej minus tre gradë sot në mëngjes është matur në Berovë, ndërsa më e lartë prej 4 në Gjevgjeli, Krushevë dhe Vinicë.

DPHM informon se -3 gradë janë matur në Berovë, -1 në Tetovë, Manastir, 0 Shkup – Petrovec, Prilep, Veles, Strumicë, 1 Kriva Pallankë, Demir Kapi, Kumanovë, Llazaropolë, 2 Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Kavadar, Hanet e Mavrovës, Kodër të Diellit, ndërsa 3 gradë në Ohër dhe Pretor. 

Gjatë natës moti ishte i kthjellët me vranësira të vogla deri mesatare. Sot në mëngjes ishte i vranët me periudha dielli. Në Luginën e Shkupit ka paraqitje të mjegullës, ndërsa në rrjedhën e poshtme të Vardarit vranësira të ulëta. Frynte erë e lehtë e ndryshueshme. 

Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë. 

Në Shkup paradite në disa pjesë të luginave kishte paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR