Burime nga Brukseli për MIA-n: Zgjidhjet kreative që të shkohet përpara në rrugën drejt BE-së duhet të harmonizohen me konkluzione të Këshillit
Bruksel, 28 nënor 2024 (MIA) - Punojmë në gjetjen e zgjidhjes për Maqedonië e Veriut që të ecë përpara në fazën e dytë të bisedi,meve me BE-në. Nu duam që Maqedonia e Veriut të lihet prapa. Megjithatë, zgjidhjet kreative duhet të harmonizohen me konkluzione të Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022, thonë burime nga Bruksel për MIA-n.
Theksojnë se duhet të miryatohen ndryshimet kushtetuese dhe se nuk do të ketë anulime të reja që të mundet shteti të vazhdojë përpara me procesin.
Konkluzionet e Këshillit të BE-së thonë se ato nuk mund të ndryshohen dhe në këtë kontekst, çfarëdo që të gjendet si zgjidhje do të jetë në përputhje me atë që është miratuar ligjërisht.
Burimet e njejta bëjnë me dije se eurokimsarja për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë, Marta Kos, do të punojë fort në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në BE krijohet përshtypja se duhet shfrytëzuar momenti i krijuar për vendet e rajonit nga rrethanat e reja gjeopolitike.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, burime nga BE-ja thonë se ky nuk është opsion sepse nuk është në përputhje me konkluzionet e Këshillit. Por theksojnë se mund të gjenden mënyra të tjera për të sinjalizuar se vendi nuk do të ngelet pas, pasi siç theksojnë, kjo është e papranueshme.
Burime nga BE-ja kujtojnë se procesi i anëtarësimit është i bazuar në meritë dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat dhe fokusi duhet të jetë sundimi i ligjit dhe reformat në gjyqësor.
Eurokomisarja e re për Zgjerim, Marta Kos, dje në një deklaratë për shtyp pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian, tha se pret që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, sepse, siç tha ajo, është diçka në të cilën konsideron Bashkimi Evropian.
E pyetur nëse pas kësaj mund të jepen garanci se nuk do të ketë bllokada të tjera, Kos tha se nuk është ajo që mund t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. mb/
Foto: MIA