Më ftotë mëngesin e sotëm është në Berovë, temperatura ditore sot do jetë prej 22 deri 29 grafë
- Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me 2 gradë. Sipas DPHM-së, temperatura në Lazaropole në mëngjes është 4 gradë, 6 në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Strumicë.
Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me 2 gradë. Sipas DPHM-së, temperatura në Lazaropole në mëngjes është 4 gradë, 6 në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Strumicë.
Shtatë gradë janë matur në Kodrën e Diellit, Shkup-Petrovec, Manastir dhe Shtip, 8 gradë në Kumanovë, Tetovë, Demir Kapi, Prilep dhe Veles, 9 në Krushevë, Shkup - Zajçev Rid, Ohër dhe Gjevgjeli, 10 gradë në Vinicë, Kavadar dhe në Pretor.
"Gjatë natës mbizotëroi mot i kthjellët me vranësira të vogla në jugperëndim. Këtë mëngjes është freskët, kryesisht i qetë dhe me diell. Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri mesatare, më e lartë në zonat perëndimore të vendit. Do të fryjë re nga drejtimi jugor", njoftuan nga DPHM-ja.
Temperatura minimale sot do të arrijë nga 22 deri 29 gradë. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe relazivisht i ngrohtë me temperatura maksimale deri 27 gradë. qa.
Foto: Arkivi i MIA-s