• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 600.000 të shpërngulur për shkak të përmbytjeve në Somali

Më shumë se 600.000 të shpërngulur për shkak të përmbytjeve në Somali

Najrobi, 21 nëntor 2023 (MIA) - Numri i të shpërngulurve nga përmybtjet në Somali është rritur për 100.000 vetëm për një javë, me çka numri përfudimtar ka aritur në 650.000.  Nga rreshjet e dendura që filluan të bien në tetor, kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz në Bririn e Afrikës.

Në Kenia dhe Etiopi, qytete të tëra janë shkëputur nga bota e jashtme.

Zonat e prekura më parë u goditën nga thatësirat më të vështira që kanë goditur ndonjëherë rajonin në katër dekada.

Meqenëse parashikohet më shum shi, njerëzit i lënë shtëpitë e tyre dhe po zhvendosen në tokë të thatë, ndërsa qeveria dhe agjencitë humanitare përpiqen të arrijnë deri te prekurit. si/mb/

Foto: EPA  

QËNDRONI TË LIDHUR