• e diel, 06 tetor 2024

Më shumë shi në Pozharanë dhe Lazaropole

Më shumë shi në Pozharanë dhe Lazaropole

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Pozharanë dhe Lazaropole. Sipas matjeve të Drejorisë për Punë Hidrometeorologjike, kanë reshur 65 litra për metër katror.

Deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm kanë reshur në Hanet e Mavrovës 58 litra për metër katror, ​​në Dibër 57, në Kodrën e Diellit 56, në Tetovë 53, në Krushevë 48, në Ohër 45, në Shkup-Petrovec 31 dhe në Kriva Pallankë, 28 në Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, 20 në Veles, 19 në Pretor, 14 në Prilep, 13 në Berovë dhe Topollçan, 11 në Manastir, 8 në Kavadar, Vinicë dhe Strumicë, 7 në Shtip, 4 në Demir Kapi dhe 1 litër në Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende në pjesët lindore më intensive, të përcjella me shtrëngata të rralla. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 25 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe në fund të ditës. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë më të shumta, të përcjella me shtrëngata të rralla. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR