• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se nëntë mijë punonjës shëndetësorë nga Kosova punojnë në Gjermani

Më shumë se nëntë mijë punonjës shëndetësorë nga Kosova punojnë në Gjermani

Prishtinë, 30 maj 2024 (MIA) - Në vitin 2023, numri i punonjësve shëndetësorë nga Kosova të punësuar në Gjermani ishte 9.091, që është për një mijë më shumë nga viti 2022, njoftojnë mediat e Kosovës.

Instituti GAP ka publikuar të dhënat për numrin e të punësuarve në sektorin shëndetësor në Kosovë dhe kosovarëve të punësuar në Gjermani, si mjek, ndihmës medicinalë etj.

Në vitin 2019, sipas GAP-it, në Gjermani ishin të punësuar 5.440 kosovarë në Gjermani, kurse në Kosovë 14.582.

Në periudhën janar-shkurt 2023 në Gjermani ishin të punësuar si punëtorë shëndetësorë 9.091 kosovarë. Në Kosovë ndërkohë ishin të regjistruar 14.786.

Numri i të punësuarve në Kosovë që nga viti 2019 deri vitin e kaluar nuk ka ndryshuar shumë, megjithatë në Gjermani të dhënat tregojnë situatë tjetër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR