• e enjte, 07 nëntor 2024

Më shumë se gjysmë milion fëmijë në Rripin e Gazës e kanë pranuar dozën e parë të vaksinave kundër paralizës së fëmijëve

Më shumë se gjysmë milion fëmijë në Rripin e Gazës e kanë pranuar dozën e parë të vaksinave kundër paralizës së fëmijëve

Gazë, 12 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se gjysëm milion fëmijë në Rripin e Gazës janë vaksinuar kundër paralizës së fëmijëve. Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se dozën e parë e kanë pranuar 82,5 për qind e fëmijëve nën moshën 10 vjeçare. 

Sipas të dhënave, 527.776 fëmijë nën 10 vjeç e kanë pranuar dozën e parë të vaksinës në këtë enklavë palestineze. 

Ministria vlerësoi se ekipet mjekësore vazhdojnë me përpjekjet për ta kryer vaksinimin e paralizës së fëmijëve, pavarësisht agresionit të vazhdueshëm nga Izraeli.

“Pavarësisht rrezikut të madh, me të cilin përballen ekipet mjekësore, familjet vazhdojnë të vijnë në qendrat e vaksinimit për të vaksinuar fëmijët e tyre”, njoftoi Ministria. 

Faza e tretë dhe e fundit e vaksinimit filloi dje në veri të Gazës, ku pritet të vaksinohen rreth 14 mijë fëmijë. Dy fazat e mëparshme mbuluan Gazën qendrore dhe jugore.

Muajin e kaluar, sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh bëri thirrje për një armëpushim humanitar shtatëditor për të lejuar vaksinimin e 640.000 fëmijëve në Gazë. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR