Më shumë se dy milionë pyetje janë dërguar në linjën telefonike për parashtrimin e pyetjeve për Putinin
- Në linjën telefonike për parashtrimin e pyetjeve për presidentin rus Vladimir Putin kanë arritur më shumë se dy milionë pyetje, njofton kanali televiziv "Rusia 24".
Moskë, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Në linjën telefonike për parashtrimin e pyetjeve për presidentin rus Vladimir Putin kanë arritur më shumë se dy milionë pyetje, njofton kanali televiziv "Rusia 24".
Sipas të dhënave të televizionit, në mëngjes deri në orën 9 sipas kohës së Moskës, në linjën telefonike kanë arritur 2.003.165 pyetje, ndërsa pranimi i pyetjeve do të vazhdojë deri në fund të konferencës tradicionale televizive.
Emisioni "Rezultatet e vititi me Vladimir Putinin" do të transmetohet sot në mesditë sipas orës së Moskës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s