• e shtunë, 23 nëntor 2024

Më shumë se 600 njerëz në Nigeri kanë ndërruar jetë nga difteria

Më shumë se 600 njerëz në Nigeri kanë ndërruar jetë nga difteria

Abuxhë, 13 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se 600 persona, kryesisht fëmijë, kanë ndërruar jetë nga difteria në Nigeri që nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit 2022. 

Me 14.000 raste të regjistruara, kjo epidemi është larg asaj paraprakes më të rëndë në vitin 2011, kur ishin regjistruar 98 raste, shkruan Bi-Bi-Si.

Shteti federal Kano në veri të Nigerisë është epiqendra, ku janë regjistruar më shumë se 500 raste të vdekjes, por kohën e fundit ka rënie të numrit të rasteve aktive.

Difteria është sëmundje bakteriale shumë ngjitëse e cila i prek hundën dhe fytin. Mund të shkaktojë edhe ulcerë në lëkurë.

Transmetohet me koll dhe teshtitje ose kontakt të afërt me dikë që është i infektuar, ndërsa në raste të vështira mund të jetë edhe vdekjeprurëse. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR