Më shumë se 50 persona kanë vdekur nga uria në Etiopinë veriore
- Më shumë se 50 persona vdiqën nga uria, e shkaktuar nga thatësirat në rajonet Tigra dhe Amhara në Etiopinë veriore, njoftuan sot autoritetet lokale, njofton Bi-Bi-Si-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 15:14, 23 nëntor, 2023
Adis Abeba, 23 nëntor 2023 (MIA) - Më shumë se 50 persona vdiqën nga uria, e shkaktuar nga thatësirat në rajonet Tigra dhe Amhara në Etiopinë veriore, njoftuan sot autoritetet lokale, njofton Bi-Bi-Si-ja.
Sipas Zyrës për menaxhimin me rreziqe nga katastrofat në Tigrej, 46 persona kanë vdekur prej se i lëshuan shtëpitë e tyre për shkak të thatësirës. Të paktën gjashtë persona dhe 4.000 bagëti kanë vdekur nga uria në zonën Vag Hemra në rajonin fqinj Ahmara për shkak të mungesës së ushqimit, të shkaktuar nga thatësira, deklaroi një zyrtar lokal.
Para më shumë se gjashtë muajsh, SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara e ndërprenë dërgimin e ndihmave në ushqim në Etiopi, pas akuzave kundër autoriteteve lokale për vjedhje të ushqimit.
Vendimi e përkeqësoi krizën humanitare në vend, ku luftërat dhe kushtet ekstreme kohore lanë miliona njerëz të varen nga ndihmat humanitare.
Derisa pjesët veriore të Etiopisë po përballen me thatësira të mëdha, pjesët jugore dhe lindore të vendit pritet të goditen nga rreshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut.
Sipas KB-së, më shumë se 40 persona vdiqën gjatë javëve të fundit për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut, prej të cilëve shumica në rajonin somalez në lindjen e largët të Etiopisë. ss/bsh/