• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 50 persona janë arrestuar në Itali në një operacion të ri policor kundër mafies së Kalabrisë Ndrangeta

Më shumë se 50 persona janë arrestuar në Itali në një operacion të ri policor kundër mafies së Kalabrisë Ndrangeta

Romë, 22 shtator 2023 (MIA) - Më shumë se 50 persona janë arrestuar në Itali në një operacion të ri policor kundër mafias së Kalabrisë "Ndrangeta", njoftuan agjencitë e huaja, duke iu referuar një deklarate të karabinierëve italianë.

Në një aksion të policisë, të quajtur operacioni "Karpantos", morën pjesë më shumë se 400 nëpunës për zbatimin e ligjit. 

Aksionin e udhëhoqi prokurori Nikolla Grateri, një nga hetuesit më të vjetër italianë kundër mafies. 

Policia njoftoi se 38 persona janë dërguar në burg, ndërsa gjashtë persona janë në arrest shtëpiak. Tetë personave u është ndaluar që të largohen nga vendet e tyre të lindjes. 

Inspektorët zbuluan aktivitete të ndryshme kriminale në lidhje me mafian "Ndrangeta", duke përfshirë tregtinë me drogë në përmasa të mëdha, larje parash dhe zhvatje. 

Mafia e Kalabrisë "Ndrangeta" e zëvendësoi atë siciliane Koza Nostra si organizata më e famshme mafioze në vend dhe u përhap përgjatë Evropës dhe botës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR