• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 50 mijë viktima në tërmetin në kufirin turko-sirian

Më shumë se 50 mijë viktima në tërmetin në kufirin turko-sirian

Stamboll/Damask, 24 shkurt 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve nga tërmeti në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë më 6 shkurt ka kaluar tashmë 50 mijë, tregojnë të dhënat e fundit nga të dyja vendet, raporton DPA.

Vetëm tërmeti në Turqi mori 44.218 jetë, njoftoi agjencia shtetërore  Anadollia, duke cituar Agjencinë e Fatkeqësive Natyrore - AFAD.

Në Sirinë fqinje, nga ana tjetër, deri më tani janë raportuar 5.900 vdekje.

Nga tërmeti shkatërrues me magnitudë prej 7.8  ballë më 6 shkurt, janë regjistruar më shumë se 9,000 pasgoditje, raportoi televizioni shtetëror turk TRT, duke iu referuar AFAD.

Nga rajoni i katastrofave  janë evakuuar pothuajse 530,000 njerëz. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR