• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Më shumë se 40.000 njerëz para Parlamentit të Zelandës së Re në mbështetje për maorët

Më shumë se 40.000 njerëz para Parlamentit të Zelandës së Re në mbështetje për maorët

Uelington, 19 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 40.000 njerëz sot u mblodhën para Parlamentit në Uelington, Zelanda e Re, në shenjë mbështetje për të drejtat e maorëve dhe kundër legjislativës së propozuar që do ta ndryshojë kuptimin e traktatit themelues të vitit 1840 ndërmjet Britanisë së Madhe dhe maorëve indigjenë.

Edhe pse protesta ishte kundër ligjit i cili do ta ndryshojë interpretimin e marrëveshjes kyçe ndërmjet maorëve dhe kurorës britanike, shumica e panë atë si një festë të ringjalljes së gjuhës dhe identitetit të maorëve, të cilët pothuajse ishin shkatërruar gjatë kolonizimit.

Organizatorët theksuan vlerën e luftës për të drejtat e të parëve dhe brezave të ardhshëm. Ndërmjet pjesëmarrësve të protestës kishte njerëz që nuk janë maorë, shumica mbanin flamuj për sovranitetin e maorëve ose flamuj tjerë, siç janë flamujt e Samoas, Tongas, Australisë, SHBA-së, Izraelit dhe flamujt palestinezë.

Kritikët besojnë se ligji i propozuar do të shkaktojë krizë kushtetuese dhe do t'i ulë të drejtat e veçanta që u takojnë maorëve pas shkeljes dekadëshe të të drejtave të tyre. Edhe pse nuk pritet të miratohet kurrfarë ligjvënie, shumica pajtohen se protesta reflekton nivelin e rritjes së solidaritetit ndërmjet banorëve të Zelandës së Re të të gjitha preardhjeve në lidhje me të drejtat e Maorëve. sa/

Foto: EPA ilustrim 

QËNDRONI TË LIDHUR