• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Më shumë se 40 pengje nuk janë në duart e Hamasit, por në duart e ekstremistëve të tjerë palestinezë

Më shumë se 40 pengje nuk janë në duart e Hamasit, por në duart e ekstremistëve të tjerë palestinezë

Gazë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Si-En-En-i pasdite njoftoi, duke iu referuar burimeve të huaja politike, se më shumë se 40 pengje që në sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor, u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës po mbahen nga organizata të tjera ekstremiste. 

Dhjetëra pengje thuhet se janë në duart e Xhihadit Islamik, ndërsa disa mbahen nga banorë të Gazës që nuk kanë lidhje me organizatat ekstremiste.

 Autoritetet izraelite sot konfirmuan se ka mosmarrëveshje rreth listës së pengjeve  që duhet të lirohen sot dhe tha se Izraeli nuk do të pranojë që Hamasi të shkelë kushtet e marrëveshjes së pengjeve.

Në listën që e paraqiti Hamasi janë vetëm 11 persona, mes tyre nëntë fëmijë dhe dy gra të moshuara dhe 13 pengje janë liruar në tre ditët e mëparshme. Përveç asaj, Izraeli kundërshton ndarjen e familjeve të mbajtura peng.

Mediat izraelite, megjithatë, pasdite njoftuan se autoritetet i njoftuan familjarët e pengjeve që do të lirohen në orët në vijim dhe se marrëveshja është duke u zbatuar dhe Izraeli ka arritur të parandalojë që fëmijët të ndahen nga nënat e tyre gjatë lirimit.

Dy familje tashmë ishin ndarë në ditën e dytë nga shkëmbimi i të burgosurve palestinezë, të shtunën.

Izraeli kundërshtoi, por megjithatë pranoi të merrte grupin e tretë dhe të katërt të pengjeve.

Deri tani janë liruar 39 izraelitë, në këmbim të 117 palestinezë të burgosur, gra dhe djem adoleshent dhe një shtetas rus që ka shtetësi të dyfishtë, ndërsa ishte liruar jashtë marrëveshjes me kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin. 

Jashtë marrëveshjes ishin liruar edhe 17 tajlandezë dhe një filipinezë. 

Marrëveshja për armëpushim katërditor kërkon lirimin e të paktën 50 pengjeve nga Gaza në këmbim të 150 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite, si dhe hyrjen e ndihmës ditore në Rripin e Gazës. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR