• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 40 për qind e gjermanëve janë për ndalimin e AfD-së, por po aq janë edhe kundër

Më shumë se 40 për qind e gjermanëve janë për ndalimin e AfD-së, por po aq janë edhe kundër

 Berlin, 11 janar 2024 (MIA) - Sipas  hulumtimeve të fundit të mendimit publik, çështja për fillimin e procedurës për ndalimin e partisë politike të ekstremit të djathtë, populiste dhe euroskeptike Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka i ndarë gjermanët.

Nga Instituti i Hamburgut për Hulumtim të Opinionit Publik – Ipsos theksojnë se 42 për qind e të anketuarve janë për fillimin e procedurës, por edhe 42 për qind janë kundër. 

Gazeta "Velt" shkruan se dallime të qarta vërehen në disponimin e të anketuarve në pjesën perëndimore dhe lindore të Gjermanisë. Ndërsa 45 për qind e të anketuarve në perëndim të vendit janë për nisjen e kësaj procedure, madje 40 për qind janë kundër, megjithatë në Gjermaninë Lindore vetëm 32 për qind janë për nisjen e procedurës për ndalimin e AfD-së, ndërsa madje 51 për qind janë kundër. 

 Sipas hulumtimit, mbështetja për procedurën për ndalimin e AfD është më e lartë në mesin e mbështetësve të Gjelbër: 71 për qind e tyre janë për dhe 19 për qind janë kundër. Pasojnë  mbështetësit e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë  - SPD (64 për qind për, 26 për qind kundër) dhe të Majtët (63 për qind për, 29 për qind kundër).

Madje edhe në mesin e mbështetësve të Aleancës Politike Kristian-Demokrate CDU/CSU, më shumë se gjysma e të anketuarve janë në për ndalim, 53 për qind e tyre, ndërsa 38 për qind kundër.

Në mesin e mbështetësve të Partisë Demokratike të Lirë FDP, 46 për qind janë për dhe 41 për qind kundër, ndërsa te mbështetësit e AfD-së, tre për qind janë ppër ndalim, ndërsa 95 për qind janë kundër. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR