• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 4.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet kufitare në Harkov

Më shumë se 4.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet kufitare në Harkov

Harkov, 12 maj 2024 (MIA) - Më shumë se 4.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet tejkufitare në Harkov, deklaroi sot guvernatori rajonal Oleg Sinegubov, i cituar nga mediat franceze.

Nevoja për evakuim është paraqitur pasi forcat ruse të premten kanë filluar ofensivë të re kundër rajonit Harkov.

"Gjithsej, 4.073 njerëz janë evakuuar”, ka shkruar Sinegubov në rrjetet sociale një ditë pasi forcat ruse pretenduan se kanë marrë nën kontroll pesë fshatra të këtij rajoni.

Ai denoncoi se një 63-vjeçar është vrarë nga artileria ruse në fshatin Gliboke, ndërsa një 38-vjeçar u plagos në Vovçansk, qytet në kufi me Rusinë që para luftës kishte tre mijë banorë.

Ukraina të premten njoftoi se Rusia ka filluar sulmin në rajonin e Harkovit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR