• e martë, 24 dhjetor 2024

Më shumë se 350 futbollistë palestinezë kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin

Më shumë se 350 futbollistë palestinezë kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin

Madrid, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën 353 futbollistë palestinezë, mes të cilëve 91 fëmijë, kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur me Izraelin, deklaroi sot nënkryetari i federatës palestineze të futbollit dhe anëtar i komitetit ekzekutiv i Konfederatës aziatike të futbollit Sezen Shalabi në një intervistë për gazetën spanjolle "Marka".

"E gjithë infrastruktura sportive është tërësisht e shkatërruar ose seriozisht e dëmtuar. Kemi humbur të paktën 353 futbollistë, 91 prej të cilëve fëmijë. Ende nuk e dimë fatin e shumë të zhdukurve", tha Shalabi, duke theksuar se është e pamundur të jepen shifra të sakta për këtë çështje.

Ajo akuzoi Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për mosveprim në këtë situatë dhe zbuloi se ushtria izraelite përdori disa stadiume si "kampe përqendrimi" ku palestinezët "mbaheshin me forcë" dhe disa u "torturuan".

"Disa terrene madje janë kthyer në varreza për shkak të mungesës së hapësirës për varrosjen e viktimave", tha Shalabi, duke shtuar se kishte dëshmi në formë fotografie. mb/

FOTO: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR