• e enjte, 04 korrik 2024

Më shumë se 29 mijë emigrantë kanë vdekur gjatë rrugës për në Evropë që nga viti 2014

Më shumë se 29 mijë emigrantë kanë vdekur gjatë rrugës për në Evropë që nga viti 2014
Gjenevë, 25 tetor 2022 (MIA) – Më shumë se 29 mijë emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Evropë që nga viti 2014, ndërsa pesë mijë janë zhdukur vetëm në dy vitet e fundit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Agjencia e OKB-së paralajmëron në raportin e sotëm për "një numër në rritje të vdekjeve në rrugët e Mesdheut dhe në kufijtë tokësorë me Evropën dhe brenda kontinentit". Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse e migrimit mbetet në pjesën qendrore të Detit Mesdhe ku 2.836 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur që nga janari 2021. Ata u përpoqën të shkonin në Itali ose Maltë, dhe nga deti filluan kryesisht nga Libia dhe Tunizia. Hulumtuesit e pranojnë se numri i vdekjeve është ndoshta më i lartë se sa theksohet. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR