• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 220 viktima në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Mianmar

Më shumë se 220 viktima në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Mianmar

 Nepjido, 17 shtator 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve në Mianmar nga tajfuni Jagi është rritur në më shumë se 220, ndërsa pothuajse 80 persona janë ende të zhdukur, njoftoi qeveria ushtarake.

 Tajfuni në fillim të shtatorit goditi Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin dhe deri më tani ka marrë më shumë se 500 jetë në rajon, sipas të dhënave  zyrtare.

 Jagi shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke vrarë të paktën 226 njerëz dhe duke shkatërruar fshatra të tëra.

 Zyra e KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) tha se rreth 631.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet në Mianmar.

 Agjencia shtoi se janë ndërprerë linjat e komunikimit, rrugët janë bllokuar dhe urat janë dëmtuar, që seriozisht i pengon përpjekjet për të dorëzuar ndihmë.

 Komunikimi i dobët, veçanërisht me zonat e largëta, e ndërlikon më tej mbledhjen e të dhënave për viktimat.

 Sipas Programit Botëror për Ushqim (WFP), këto përmbytje janë më të këqijat në historinë e fundit të Mianmarit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR