• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Më shumë se 20.000 fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës, publikoi organizata humanitare "Shpëtoni fëmijët"

Më shumë se 20.000 fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës, publikoi organizata humanitare

Londër, 24 qershor 2024 (MIA) - Më shumë se 20.000 fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës gjatë sulmeve izraelite në enklavë, ndërsa shumica janë të bllokuar nën rrënoja, të varrosur në varre pa shenja ose të humbur nga familjet e tyre, publikoi sot organizata humanitare "Shpëtoni fëmijët" (Save the Children).

Organizata humanitare me seli në Londër theksoi se ishte pothuajse e pamundur të mblidheshin dhe të verifikoheshin informacione nën kushtet aktuale në Gazë, ku Izraeli vazhdon me sulmet tokësore dhe ajrore, por beson se të paktën 17.000 janë të fëmijë të ndarë dhe të pashoqëruar, ndërsa me gjasë 4.000 janë zhdukur nën rrënoja, përderisa numri i tyre në varreza masive nuk dihet.

"Shpëtoni fëmijët" kumtoi se "të tjerë janë zhdukur me forcë, duke përfshirë një numër të panjohur të ndaluar dhe transferuar me forcë nga Gazë, ndërsa vendndodhja e tyre është e panjohur për familjet e tyre me raportime për keqtrajtime dhe tortura".

Më shumë se 37.500 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit të vitit të kaluar, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 86.000 janë plagosur, kumtojnë autoritetet lokale shëndetësore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR