• e mërkurë, 21 janar 2026

Më shumë se 130 organizata joqeveritare bëjnë thirrje në mbylljen e Fondacionit humanitar për Gazën

Më shumë se 130 organizata joqeveritare bëjnë thirrje në mbylljen e Fondacionit humanitar për Gazën

Gazë, 1 korrik 2025 (MIA) - Më shumë se 130 agjenci për ndihma dhe organizata të tjera joqeveritare bënë thirrje në mbylljen e Fondacionit humanitar për Gazën (GHF) e cila mbështetet nga Izraeli dhe SHBA-ja, njofton Bi-Bi-Si. 

Sipas organizatave, më shumë se 500 palestinezë janë vrarë derisa pëpiqeshin të arrijnë deri te ndihmat pasi GHF-ja filloi me punë në fund të muajit maj, pas bllokadës tremujore izraelite në Gazë. Pothuajse 4.000 persona u plagosën. 

Organizata, përfshirë Oksfam- Shpëtoni fëmijët dhe Amnesti Interneshënëll, pohojnë se forcat izraelite dhe grupet e armatosura në mënyrë rutinore qëllojnë në palestinezët që kërkojnë ndihmë humanitare.

Izraeli mohon se ushtarët e tij qëllimshëm qëllojnë në civilë të cilët marrin ndihma dhe e mbron sistemin e GHF-së, duke thënë se ai ofron ndihmë direkte për njerëzit në nevojë, duke e anashkaluar përfshirjen e Hamasit.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar sot nga disa organizata kryesore humanitare botërore, thuhet se fondacioni po shkel të gjitha parimet e veprimit humanitar, përfshirë edhe detyrimin e dy milionë njerëzve të jetojnë në zona të mbipopulluara dhe të militarizuara, ku ata janë të ekspozuar ndaj zjarrit të përditshëm.

Që kur GHF-ja filloi me punë në Gazë, pothuajse çdo ditë ka raporte nga stafi mjekësor, dëshmitarët dhe Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, se forcat izraelite vrasin njerëz ndërsa ata përpiqen të marrin ndihmë në këto pika. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR