• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më shumë se 10 orë disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike, raportime në QMK për dëme pas stuhisë

Më shumë se 10 orë disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike, raportime në QMK për dëme  pas stuhisë

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se 10 orë disa pjesë të Shkupit janë pa energji elektrike pas stuhisë së mbrëmshme të ndjekur me shi, erë të fortë dhe breshër.

Nga qendra për kontakt e EVN-së infirmojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe punojnë në mënjanimin e defektit.

Sipas informacioneve të publikuara mbrëmë, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike janë dy largpërçuesit prej 110-të kilovat që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Lindje”.

Stuhia e shkurtër që goditi mbrëmë pjesë të kryeqytetit shkaktoi më shumë dëme - drunj të rrëzuar, automobila të dëmtuara, çati, shtëpi të përmbytura...

Në Qendrën për Menaxhimin e Krizave kanë arritur raportime për 35 drunj të rrëzuar, 15 shtylla, 21 çati të dëmtuara, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara. Më shumë informacione nga QMK do të njoftohen gjatë ditës së sotme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR