• e premte, 05 korrik 2024

Më shumë se 1.000 njerëz me simptoma të gripit në spitale në Angli

Më shumë se 1.000 njerëz me simptoma të gripit në spitale në Angli

Londër, 5 Janar 2024 (MIA) - Më shumë se 1.000 njerëz janë në spital me simptoma të gripit në të gjithë Anglinë, ndërsa numri është rritur për më shumë se një e treta gjatë Krishtëlindjes, sipas shifrave të publikuaranga Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Sipas shifrave të NHS, kishte mesatarisht 1,313 njerëz në spital me simptoma gripi çdo ditë në javën që përfundoi më 31 dhjetor, publikoi "Gardian".

Kjo ishte një rritje për një të tretën nga një javë më parë, kur shifra ishte 942.

Rritja e pranimeve në spitale për shkak të gripit vjen pasi mjekët praktikantë organizuan grevën më të gjatë në historinë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për shkak të mosmarrëveshjes për pagat.

Tetëdhjetë e një pacient me grip janë në terapi intensive, një rritje prej afro 70 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Java që përfundoi më 31 dhjetor ishte gjithashtu më e ngarkuara për automjetet e ndihmës së shpejtë këtë dimër, me më shumë se 93,500 automjete që mbërritën në spitale.

Numri i personave të shtruar në spital me kovid-19 gjithashtu u rrit për 72 për qind në dhjetor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR