• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Më së ftohti në mëngjes është në Berovë -6 gradë, -3 janë matur në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, -2 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, -1 në Ohër, Krushevë, Prilep, Shtip, Veles, Kumanovë, 0 në Kavadar, 1 në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, 2 në Gjevgjeli dhe 5 gradë në Dojran.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se gjatë natës moti ishte i kthjellët. Ka fryrë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Në mëngjes moti është me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Në disa vende fryn erë e lehtë nga drejtimi verior.

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti është kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 19 gradë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR